Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Projekti për ndërrimin e gypave të sistemit të ujësjellësit

2014/11/11 - 8:41

Është në përfundim e sipër projekti për ndërrimin e komplet gypave të sistemit të ujësjellësit, i cili ka filluar në Mars të këtij viti, projekt i cili është financuar nga Komisioni Evropian – Banka Gjermane.

Janë bërë instalimet dhe ndërrimet e të gjithë gypave, po ashtu është bërë edhe faza e mbushjes së kanaleve që janë hapur gjatë punës së vendosjes së gypave. Tani ka filluar edhe faza përfundimtare e asfaltimit të rrugës që është dëmtuar gjatë punimeve.