Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Vazhdon projekti kapital “Konservimi në Kalanë e Harilaçit”

2014/11/11 - 8:43

Për shumë vite janë realizuar një varg ekspeditash ne kalanë e Harilaçit, fokusi i tyre ka qenë në hulumtime, dhe valorizim të rezultateve, ndërsa dy vitet e fundit fokusi i investimeve ka qenë konservimi i strukturave arkitektonike me qëllim të mbrojtjes dhe prezantimit të tyre për publikun e gjerë, me qëllim të promovimit të turizmit kulturor.

Punimet  në teren do t’i kryej Instituti Arkeologjik i Kosovës, ndërsa projekti financohet nga Komuna e Fushë-Kosovës.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka ndarë një shumë prej 10000 euro për realizimin e konservimeve të atyre strukturave të cilat janë më të rrezikuara. Pasi kjo shumë e mjeteve nuk mjafton që të kryhen të gjitha nevojat e konservimit në Kalanë e Harilaçit, për këtë arsye do të realizohen vetëm konservime preventive në objektin F.
Objekti në fjalë, duke qenë i ndërtuar me gurë të lidhur me baltë paraqet një ndërtim tejet fragjil, i cili përgjatë viteve si rezultat i ekspozimit të kushteve atmosferike dhe faktorit njeri është dëmtuar dhe degraduar shumë, andaj është pa se është nevojë imediate realizimi i konservimeve preventive.