2014/11/03 - 10:11
Këto ditë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Fushë-Kosovës, janë shpërndarë mjete kabinetike – didaktike për nxënësit tanë siç janë: kompjuterë, laptop, videoprojektorë dhe pëlhurë për muri.
Këto mjete do të ndikojnë shumë në cilësinë e mësimit, përgatitjen e nxënësve për punë me kompjuter si dhe ndihmë për arsimtarët e lëndës së informatikës dhe lëndëve të tjera.
Janë shpërndarë këto pajisje:
88 kompjuterë (komplet me shtëpiza, tastiera, monitor dhe maus)
21 laptop
21 videoprojektorë
21 pëlhura
20 kabllo vazhduese.