Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Hapet Qendra Informative Komunale për Bujqësi

2014/11/16 - 10:17

Në kuadër të projektit ‘Përkrahja në forcimin e shërbimeve këshillimore për Bujqësi dhe Zhvillim Rural’ të Bashkimit Evropian, komuna e Fushë-Kosovës ka përfituar themelimin e ‘Qendrës Informative Komunale për Bujqësi’ në ambientet e komunës.

Objektivi i hapjes së ‘Qendrës Informative Komunale për Bujqësi’ është ngritja e efikasitetit të shërbimeve këshillimore për fermerët dhe për të gjitha palët tjera të interesit.