Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Komuna e Fushë-Kosovës mirëpriti mikun e saj norvegjez z. Steiner Brin

2015/12/16 - 10:27

Në vizitë njëditore, Komunën e Fushë-Kosovës e vizitoi Drejtori i Organizatës ‘Nansen Dialogue and Pace’ z. Steinar Brin nga Norvegjia. Gjatë këtij takimi zyrtarët komunal patën mundësinë të diskutojnë për vizitën studimore në Norvegji, e realizuar në shtator të këtij viti nga grupi i grave të Komunës së Fushë-Kosovës. Qëllimi i kësaj vizite ishte mundësia e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, që kanë për qëllim fuqizimin dhe avancimin e pozitës së gruas në përgjithësi. Po këtë ditë u realizua një takim i përbashkët edhe me Ambasadorin e Norvegjisë z. Jan Braathu, ku u theksua se do të vazhdojë përkrahja me projekte të ngjashme nga Ambasada e Norvegjisë për Komunën e Fushë-Kosovës.