Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Anëtarët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Zëri i Kosovës” u pritën sot nga kryetari i komunës z.Burim Berisha

2015/11/15 - 12:20

Me shumë aktiviteteve brenda dhe jashtë vendit ky ansambël ka bërë një histori 12 vjeçare, dhe tani është edhe më i përgatitur dhe më i kompletuar edhe me veshjet e shumta të të gjitha krahinave shqiptare, po ashtu edhe me lojën e bukur që po bëhet duke u vlerësuar lartë puna e koreografit prof. Dilaver Kryeziu.
Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport, Nurije Avdiu, numëroi disa nga aktivitetet që kanë zhvilluar dhe lavdëroi punën e këtij ansambli për të cilin tha se kudo që po paraqitet po dëshmon profesionalizëm të vërtetë.
Ilaz Elshani foli në emër të grupit duke falënderuar DKRS-në dhe Kryetarin e Komunës për mbështetjen dhe ndihmën që po i japin duke potencuar se: ‘falë juve ky ansambël është këtu ku është’.
Nga ana e tij  kryetari Berisha përgëzoi të gjithë ata që po japin kontribut në këtë ansambël duke shtuar se të tri grupet janë vlera të një pune të suksesshme dhe të pa ndërprerë për këto vite. ‘Nuk do të ju mungoj përkrahja dhe mbështetja ime për juve sa herë që është e nevojshme’ tha në fund të kësaj pritje kryetari i komunës së Fushë Kosovës z.Burim Berisha.