Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Komandantja e Stacionit Policor në Fushë-Kosovë, Vjollca Hoti, vizitoi Kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha

2015/03/10 - 1:54

Komandantja e Stacionit Policor në Fushë-Kosovë, Vjollca Hoti, vizitoi dje më 09.03.2015, Kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha. Hoti shprehu falënderimet e saj dhe përgëzoi Kryetarin Berisha për punën e palodhshme që po bën në komunën e Fushë-Kosovës.
Kryetari Burim Berisha, gjithashtu vlerësoi lart punën e këtij institucioni në sigurimin e një jete më të sigurt për qytetarët e komunës sonë. Hoti dhe Berisha u zotuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Me këtë rast Komandantja e Stacionit Policor në Fushë-Kosovë, Vjollca Hoti ndau një mirënjohje për Kryetarin Berisha.