Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Është formuar ekipi për Projektim të Projektit: ’’Liqenit Akumulues në shtratin e Lumit ‘Sitnicë’ në zonat kadastrale Miradi e Poshtme, Henc dhe Vragoli, në komunën e Fushë-Kosovës”

2015/04/10 - 2:02

Detyrë e ekipit punues është të bëjë studim të gjendjes në terren, të bëjë matjet gjeodezike, koordinatat, sasinë dhe prurjet e  ujit, ndikimin e projektit me mbrojte të mjedisit dhe të punojë projektin detaj.

Përmes këtij projekti synohet krijimi i kushteve të favorshme mjedisore, zgjerimi i shtratit të lumit me dimensione – gjerësi 50 metra, rregullimi i mirëfilltë i bankinave mbrojtëse, krijimi i një biodeversiteti të llojeve ujore, krijimi i pamjes së mirë, krijim të kushteve moderne mjedisore, përparim në lëmin e peshkatarisë, ndryshimin e klimës, mbrojtjen e lumit dhe pengimin e vërshimeve të lokaliteteve përkatëse.