2015/11/19 - 9:19
Komuna, përmes subvencioneve po e ndihmon sektorin e bujqësisë. Tashmë ka realizuar projektin e përkrahjes së fermerëve me fidanë të mollës, kumbullës dhe mjedrës. Po ashtu është realizuar projekti për furnizim me pula vedhënëse.
Drejtori i Bujqësisë, Mehmet Gërguri ka theksuar se mbështetja do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.