Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT NJË HAP MË AFËR QYTETARIT

2015/04/10 - 10:15

Institucioni i Avokatit të Popullit pranon ankesat që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut apo keqpërdorim të pushtetit ndaj individëve nga ana e institucioneve të Kosovës.

Çdo qytetar i Kosovës mund t’i parashtrojë ankesë Institucionit të Avokatit të Popullit.

Dita e hapur në komunën e Fushë-Kosovës do të mbahet më 15 prill 2015 (e mërkurë) nga ora 13.30 – 15.00 në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës.