Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Njoftim

2015/06/01 - 10:38

Komuna e Fushë-Kosovës – Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, njofton qytetarët e saj se më 1 Qershor – “Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve”,  në orën 12:00, fillon Edicioni i 8-të i Festivalit të Filmit “Hyjnesha në Fron”.
Ceremonia  e hapjes së Festivalit do të mbahet në amfiteatrin e qytetit të Fushë-Kosovës.
Në kinotren për në Han të Elezit do të shfaqen rreth 33 filma të metrazhit të shkurtër dhe të mesëm, derisa në objektin e amfiteatrit të qytetit të Fushë-Kosovës, si dhe në ambientet e stacionit Hekurudhor, do të shfaqen rreth 11 filma të metrazhit të gjatë nga anë të ndryshme të botës.

Festivali në këtë edicion mirëpret artistë nga diaspora si dhe regjisorë dhe producentë e artistë nga vende të ndryshme të botës.
Ceremonia përmbyllëse e Festivalit do të mbahet në Kalanë e Harilaçit, një vend atraktiv i komunës së Fushë-Kosovës, me pamje mahnitëse, ku ushqimet tradicionale do t’i paraprijnë shfaqjes së filmit final nën qiellin e hapur, në orën 20:30, si dhe ndarjes së çmimeve të këtij edicioni.