Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Shpërndahen 55 makina mjelëse për fermerët e komunës sonë

2015/07/07 - 1:14

Në kuadër të projekteve për subvencionimin e sektorit të bujqësisë, Komuna e Fushë-Kosovës ka shpërndarë 55 makina mjelëse për fermerët e komunës.

Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, i ka përgëzuar fermerët përfitues duke premtuar subvencionimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në komunën tonë.