2015/08/13 - 1:42
Ka përfunduar me sukses projekti “Rregullimi i parkut te pishat”, i financuar nga buxheti komunal, i cili është realizuar në lokacionet ‘Te pishat – Sllatinë e Vogël’.
Përmes këtij projekti synohet që të krijohet: Infrastrukturë moderne turistike, shtimi i numrit të vizitorëve që do të frekuentojnë këtë park, kushte të favorshme mjedisore, krijimi i pamjes së mirë, krijim të kushteve moderne, shëndetësore, etj. Janë punuar stazat e ecjes me rërë dhe skajore nga drunjtë, parkingu, ulëset, etj.