Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Grupi i dytë i Ansamblit “Zëri i Kosovës”, suksesshëm kthehet nga Tirana

2016/06/06 - 1:17

Në amfiteatrin e vjetër të Tiranës në përkujdesje të Shoqatës Kulturore-Artistike “ Jehona Shqiptare” është mbajtur Festivali i II-të Nacional Shqiptar 100 % Folklor Shqip.

Mbi 1500 fëmijë që jetojnë në trevat dhe shtetet shqiptare si dhe 12 shtete nga emigracioni, performuan para publikut me këngë, valle, instrumente popullore, recitime, kostume tradicionale kombëtare.

Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova i vlerësuar lartë nga publiku dhe juria, rrëmbeu këto çmime:

Çmimi i parë:

Recitimi më i mirë: poezia “Kuq e Zi” , recitim brilant nga Dielli Avdiu – ANËTARI MË I RI I Ansamblit të Këngë\ve dhe Valleve “Zëri i Kosovës”

Çmimi i tretë:

–          Interpretimi më i Bukur i Valles Folklorike;  “Vallja  me motive Dibrane”

Sipas  kryetares së jurisë znj. Margarita Xhepa, vlerësimet ishin profesionale dhe shumë reale. Pjesëmarrja ishte madhështore kurse fëmijët me plot sharm dhe me këngë e valle u ftuan për interpretim nga moderatorja  Silvana Braqe.