Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari Berisha uron besimtarët për muajin e Shenjtë të Ramazanit

2016/06/06 - 1:20

Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, uron të gjithë besimtarët e Fesë Islame.
Muaji i Ramazanit është muaj i kalitjes fizike e intelektuale, është ndër obligimet më fisnike në të cilin kultivohen vlera njerëzore dhe humane, toleranca, mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë.

Duke shpresuar që në këtë muaj të shenjtë të mbretërojë paqja dhe dashuria ndërmjet njerëzve, Kryetari Berisha uron që Muaji i Ramazanit të gjejë familjet tona në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri.