2016/03/03 - 2:19
Ruairi O’Connell, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar, vizitoi sot komunën e Fushë-Kosovës ku u prit nga kryetari z.Burim Berisha dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Fadil Krasniqi.
Fillimisht ambasadori u njoftua për rrjedhat e përgjithshme në komunë, me fokus të veçantë në ecurinë e realizimit të projekteve në komunë dhe situatën të përgjithshme. Që të dy bashkëbiseduesit u akorduan që zhvillimet e përgjithshme politike duhet të marrin zgjidhjen që është në të mirë të qytetarëve dhe se vetëm me angazhim të përbashkët, tejkalohen të gjitha vështirësitë. Ambasadori O’Connell u interesua në veçanti për kalanë e Harilaçit dhe premtoi se së shpejti do të realizoi një vizitë atje. Në fund të takimit Ambasadorit iu bënë disa dhurata nga kryetari i komunës dhe stafi i tij.