Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Aktivitete të shumta në prag të festës së Pavarësisë së Kosovës

2016/02/15 - 2:26

Organizuar nga Komuna e Fushë-Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, festa e Pavarësisë së Kosovës do të shënohet me aktivitete të shumta kulturore e sportive me moton “8 Vjet Shtet Kosovë”.

Fillimisht, më datë 13.02.2016 është organizuar turniri në futboll për fëmijët në moshë sa është mosha e shtetit të Kosovës, ku morën pjesë ekipe të futbollit nga Kosova dhe Shqipëria.

Më datë 16.02.2016, nga ora 12:00, organizohet koncert festiv në ambientet e Shkollës së Mesme “Hivzi Sulejmani”

Datë 17 shkurt, në ora 9:00, delegacioni i komunës do të vendosë kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve dhe të rënëve në komunën e Fushë-Kosovës.

Në të njëjtën ditë në ora 10 organizohet turnir në shah “Kupa e Pavarësisë” në restaurant ”Mondial Park” në Sllatinë të Madhe, nga ora 10.00.

Komuna e Fushë-Kosovës do të stoliset me flamuj të shtetit që nga dita e nesërme.