Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari i Komunës, z.Burim Berisha, priti sot në zyrën e tij një delegacion të komunitetit egjiptian

2016/01/28 - 8:55

Delegacioni përbëhej nga z.Veton Berisha, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga Partia Liberale Egjiptiane, z.Mustafë Myrtal, Zëvendësministër i Administratës Publike dhe përfaqësues lokal.

U bisedua për gjendjen e komunitetit egjiptian në komunën e Fushë-Kosovës, për infrastrukturë, punësim si dhe për mirëqenien sociale.

Ishte konstatim se ka përparim në mirëqenien e këtij komuniteti dhe do të vazhdohet edhe më tutje për të investuar në rrugë, punësim, infrastrukturë, trotuare, ndriçim, etj.