Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari i komunës z.Burim Berisha organizoi sot një pritje për drejtorin gjeneral të kompanisë “Pastrimi” z. Feim Salihu

2016/01/22 - 9:15

Në këtë takim mori pjesë edhe menaxheri i kësaj kompanie në Fushë Kosovë z. Misin Berisha. Fokusi i bisedës ishte bashkëpunimin dhe realizimi i disa projekteve të përbashkëta  siç janë vendosja e kontejnerëve, eliminimi i deponive të egra, ndërtimi i një objekti pune për punëtorët e Ndërmarrjes “Pastrimi”, blerje të vazhdueshme të mekanizmit etj.

Me kënaqësi u konstatua se deri tash është bërë punë e suksesshme gjë që tregon edhe inkasimi me më shumë se 80 % dhe përfshirja e klientëve me 98 % e që është ndër më të mirat në Kosovë.