Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Drejtoresha e Shëndetësisë, Mimoza Kolshi, vizitoi Leona Dragushën që vuan nga tumori në sy

2016/01/11 - 9:22

Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Fushë-Kosovës, Mimoza Kolshi, vizitoi familjen e Adnan Dragushës në fshatin Lismir të Fushë-Kosovës, përkatësisht vajzën e tij Leonën 3 vjeçare, e cila është diagnostifikuar me sëmundjen e tumorit në sy.

Asaj i duhet trajtim jashtë vendit, i cili kushton 140 mijë euro.

Familja e Leonës jeton me asistencë sociale dhe drejtoresha Kolshi tha se komuna e Fushë-Kosovës do të ndajë një shumë të caktuar të hollash për Leonën,  në mënyrë që të kontribuojë sado pak në shërimin e saj.