Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Nga Festivali i Këngëve dhe Valleve “Gurra Popullore” edicioni i XIII – 2016, Ansambli “Zëri i Kosovës” kthehet me Mirënjohje

2016/06/17 - 9:21

Me datë 14-15 qershor në Gjilan u mbajt  Festivali i Këngëve dhe Valleve “Gurra Popullore” edicioni i XIII – 2016.

Në mesin e 13 grupeve nga të gjitha hapësirat shqiptare, pjesëmarrës ishte edhe Ansambli “Zëri i Kosovës”  i cili nga atje u kthye me  Mirënjohje dhe plaketë.

Ansambli ynë u prezantua me vallen më të re atë me motive Strugane ku nga juria profesionale u nderua si vallja më e mirë koreografike.