Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Pastrohen rrugët

2016/04/12 - 10:05

Komuna e Fushë-Kosovës, nga data 05.04.2016, ka filluar pastrimin e rrugëve dhe trotuareve të qytetit nga rëra. Larja me ujë ka filluar në rrugën e ‘Dardanisë’ dhe do të pastrohen edhe rrugët tjera që lidhen me këtë rrugën. Po ashtu do të pastrohet rruga nga çerdhja deri te varrezat, rruga ‘Pajazit Islami’, rruga ‘Nënë Tereza’ prej  Intereksit – deri në Bresje, pastaj rruga te Komuna dhe do të vazhdojmë me pastrimin edhe të rrugëve tjera.