Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Organizohet turneu i karatesë me karakter ndërkombëtar

2016/03/01 - 10:29

Klubi i Karatesë “Fushë-Kosova”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kuvendit Komunal në Fushë-Kosovë dhe Federatën e Karatesë, nën Patronazhin e Kryetarit të Komunës, Zotëri Burim Berisha, do të organizojë Turneun e tretë ndërkombëtar të karatesë ”FUSHË-KOSOVA OPEN 2016”.
Turneu do të ketë karakter ndërkombëtar dhe do të jetë zyrtar, pikët e fituara do të numërohen nga Federata e Karatesë së Kosovës, sikurse në turniret tjera zyrtare.

Organizimi mbahet më datë 06.03.2015 për të gjitha grupmoshat: pionier, kadet, junior dhe senior në Fushë-Kosovë, të gjithë jeni të mirëseardhur, pjesëmarrja juaj na nderon. Ju mirëpresim!