Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Vazhdon pastrimi i rrugëve dhe trotuareve në komunën e Fushë-Kosovës

2021/05/21 - 10:41

Drejtoria e Shërbimeve Publike përmes ekipeve të saj mobile po vazhdon pastrimin e rrugëve, trotuareve dhe të gjitha hapësirave publike në gjithë territorin e komunës.

Një nga aktivitetet e radhës ishte pastrimi i urës në Miradi të Poshtme, ku u hoq një sasi e madhe e baltës dhe e mbeturinave.

Gjithmonë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve!