Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Komuna e Fushë-Kosovës ka mbajtur dëgjimin e dytë publikë rreth planifikimit të Buxhetit 2023/2025

2022/07/22 - 12:20

Në këtë dëgjim, merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës, z.Fadil Krasniqi, Kryesuesi i Kuvendit, z.Ali Ismaili, z.Bardhyl Kojçiçi – zyrtar kryesorë financiar, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe qytetarë të interesuar.

Të pranishmit kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e tyre për të cilat kanë kërkuar të futen në projeksionet buxhetore 2023- 2025.

Dëgjimi i tretë me radhë do të mbahet me 26 gusht 2022.

Inkurajohen gjithë qytetarët që të marrin pjesë në dëgjimet buxhetore dhe të japin rekomandimet e tyre për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2025.