2023/01/31 - 1:20
Komuna e Fushë-Kosovës, saktësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Mjedisit përmes ekipeve të veta, është duke vazhduar me pastrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve të ndryshme në qytet dhe në fshatra.
Gjatë këtij aksioni, për pastrimin e mbeturinave, baltës, rërës dhe barishteve, në fokus ishte rruga dhe shkallët që të dërgojnë deri tek Kalaja e Harilaçit.
Lusim qytetarët dhe vizitorët që të kenë kujdes në mirëmbajtje të ambientit!