Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Shënohet DITA e TOKËS përmes panairit të veprave artistike të realizuara me materiale të ricikluara

2024/04/22 - 7:11

Sot, për nderë të 22 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës, me përkrahjen e INDEP-it dhe pjesëmarrjen aktive të personelit arsimor dhe nxënësve të shkollës “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, është përmbyllur me sukses aktiviteti nga projekti “Të rinjtë për një të ardhme të qëndrueshme”.

Me këtë rast, në praninë e Nënkryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës, z.Besnik Osmani dhe Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit, z.Fatlum Berisha është mbajtur panairi i veprave artistike të realizuara me materiale të ricikluara nga nxënësit e kësaj shkolle.

Panairin me një fjalë përshëndetëse e hapi Nënkryetari i Komunës, z.Besnik Osmani i cili potencoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të të rinjëve rreth mbrojtjes së mjedisit duke theksuar rëndësinë e rritjes së vetëdijes mbi ripërdorimin dhe riciklimin e materialeve.

Në fjalën e tij, z.Osmani tha se janë mbresëlënëse idetë dhe kreativiteti i nxënësve tanë si dhe përkushtimi i tyre për të zbatuar vepra artistike me përmbajtje dhe mesazh të qartë për të ruajtur ambientin ku ne jetojmë.