Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi në mes të Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunës së Fushë Kosovës

2024/04/24 - 8:54

Sot Kryetari i komunës z.Burim Berisha dhe nënkryetari z.Besnik Osmani priti ne takim zv. Ministrin e MMPHI-së, z.Hysen Durmishi dhe nënshkruan memorandum mirëkuptimi për Rikonstruimin e rrugës “Gurët e Gjatë”, në vlerë prej 295,070€.

Kjo rrugë parashikohet të përfundoj për dy vite. Në këtë takim u diskutua edhe për disa projekte tjera e që janë shumë me rëndësi për Komunën tonë.