2024/05/08 - 12:56
Në prani të nënkryetarit të Komunës së Fushë Kosovës z.Besnik Osmani, përfaqësues të Federates së Futbollit të Kosovës z.Muhamet Koca , drejtorit per Kulturë Rini dhe Sport z.Ali Topalli, kryetarit të Klubit Futbollistik “KF Fushë Kosova” z.Bashkim Ismajli, tifogrupit Pampurat, filluan punimet e fazës së parë të investimit në stadiumin e qytetit “Ekrem Grajqevci”.
Kjo nismë, e cila pritet të kalojë në disa faza, ka për qëllim të modernizojë infrastrukturën sportive dhe të krijojë një ambient të përshtatshëm për lojërat, tifozët dhe komunitetin e përgjithshëm.
Ky investim do të realizohet nga Komuna e Fushë Kosovës dhe Federata e Futbollit e Kosovës.