Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Memorandum Mirëkuptimi Reciklimi ka Rëndësi

2024/05/22 - 5:40

Sot, Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) me ECMI Kosovën, përfaqësuar nga Adrian Zeqiri, Kryeshefin Ekzekutiv të KRM”Pastrimi”përfaqësuar nga Petrit Reçica dhe dhe Demirali Gashi, Drejtorin e Recycling Zone Sh.P.K, për të krijuar një mekanizëm bashkëpunimi për vendosjen e një sistemi të riciklimit të mbetjeve në Komunën e Fushë Kosovës.
Projekti synon të krijojë një model riciklimi që përfshin të gjithë akterët, si dhe të mbështesë komunitetet Rome, Ashkali dhe Egjiptiane që jetojnë në Komunë.
Kryetari Berisha ka qenë një pjesë kyçe në vendosjen e këtij mekanizmi dhe ka sjellë mbështetjen e Komunës për këtë iniciativë.
Projekti është bërë i mundur falë mbështetjes bujare të Departamentit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar USAID.