2024/06/15 - 8:28
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, z.Burim Berisha së bashku me Nënkryetarin z.Besnik Osmani dhe drejtorë komunal, si dhe zyrtarë komunal, përgjatë dy ditëve ishin pjesë e puntorisë në kuadër të projektit për Kontratën Sociale e cila u realizua nga USAID.
Aktiviteti kishte për qëllim për të zvogëluar barrierat institucionale për të rritur numrin për pjesëmarrje publike dhe tejkaluar në të njejtën kohë boshllëqet e komunikimit në mes të komuniteteve dhe komunave.
Aktiviteti-Kontrata Sociale, do t’ua mundësoj zyrtarëve komunal dhe pjestarëve të komunitetit që bashkarisht të identifikojnë problemet kyçe me të cilat përballet komuniteti i tyre, të hartojnë plane veprimi për ti adresuar ato probleme dhe të punojnë përkrah njëri-tjetrit për t’i realizuar ato.
Kontrata Sociale, në parim ka buxhetimin e projekteve me pjesëmarrje, duke bërë kështu qytetarët pjesë e vendimmarrjes.