Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Fillojnë punimet për realizimin e projektit “Ndërtimi i Parqeve në Hapësirat Publike”

2024/06/20 - 12:35

Drejtoria e Infrastrukturës në vazhdën e aktiviteteve të projekteve të saj ka filluar realizimin e projektit: “Ndërtimi i Parqeve në Hapësirat Publike”, konkretisht kemi filluar me ndërtimin e parkut në Rrugën ‘’Bedri Pejani” pranë Gjykatës Themelore Prishtinë – dega në Fushë-Kosovë.
Në vazhdimësi të realizimit të projektit të cekur më lartë do te vazhdojmë edhe me ndërtimin e parqeve të reja në hapësirat publike përkatëse të Komunës.
Me ndërtimin e këtyre parqeve ne synojmë të rregullojmë infrastrukturën e komunës tonë në të mirë të të gjithë qytetarëve.