Memorandum mirëkuptimi Qeverisja e Pronës
2024/07/01 - 3:39
Kryetari i Komunës z.Burim Berisha dhe përfaqësuesja e Tetra Tech ARD Inc znj. Jennifer Ober nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për zbatimin e përbashkët të Aktivitetit Qeverisja e Pronës.
Tetra Tech ARD Inc është bartëse e aktivitetit të USAID Qeverisja e Pronës.
Aktiviteti do të përqendrohet në forcimin e sistemit për të drejtat pronësore duke i përmirësuar proceset e Zyrës Kadastrale Komunale (ZKK) dhe ofrimin e shërbimeve që i duhen qytetarëve për formalizim dhe regjistrim të të drejtave të tyre.
Aktiviteti do të punojë për standardizimin e procedurave administrative në mënyrë që qytetarët të stimulohen për të nisur procedurat për formalizim, si dhe që të hiqen kërkesat burokratike për regjistrim të cilat dekurajojnë qytetarët që t’i regjistrojnë të drejtat e tyre pronësore.