Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Vazhdon zbatimi i “Agjenda e Kontratës Sociale” për Komunën e Fushë Kosovës

2024/10/01 - 8:29

Sot filluam procesin e dizajnimit të “Agjendës së Kontratës Sociale” për Komunën e Fushë Kosovës, me mbështetjen e programit të USAID Kontrata Sociale. Në hapjen e punëtorisë mori pjesë edhe z. Burim Berisha, Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës dhe z. Eric Bjornlund, President i “Democracy International”, partneri implementues i këtij programi.
Në këtë aktivitet janē bërë bashkë përfaqësus të organizatave joqeveritare dhe zyrtarë komunal për të identifikuar 2 çështjet e komunitetit dhe për të identifikuar mekanizmat që mundësojnë pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse.
Ky proces synon të nxisë dialog të strukturuar dhe bashkëpunim të qëndrueshëm ndërmjet komunës dhe qytetarëve.
Këto praktika do të shërbejnë si model për buxhetimin me pjesëmarrje, duke forcuar më tej demokracinë lokale, llogaridhënien institucionale dhe transparencën e qeverisjes.