2024/12/31 - 8:59
Komuna e Fushë Kosovës ka përmbyllur me sukses vitin fiskal 2025. Përkundër që ka qenë vit sfidues për shkak të njohjes së pagesave si rezultat i kontratës kolektive, këtë vit me përformancën e mirë në planifikimin dhe shpenzimet e buxhetit 2024.
Sivjet kemi arritur të investojmë në projekte kapitale rreth 97% të grantit të planifikuar dhe së bashku me të hyrat vetanake kemi arritur t’i kapitalizojmë rreth 73% të investimeve kapitale.
Në terma të përgjithshëm përformanca buxhetore e shpenzimeve është 87% që ka rezultuar me më shumë se 90 projekte kapitale, projekte të përfunduara apo që do të vazhdojnë edhe vitin vijues pasi janë kontrata shumëvjeçare,
Ky vit karakterizohet me inkasimin e shkëlqyeshëm të hyrave vetanake, duke mbledhur rreth 37% të hyrave mbi shumën e planifikuar.