Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Mbahet turneu i parë i shahut për rini

2015/10/05 - 9:31

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Klubin e Shahut “Fushë-Kosova” me rastin e 25 Shtatorit – Dita e Rinisë, mbajtën turneun e parë të shahut për rini.

Fituesit e këtij turneu i priti në zyrën e tij Kryetari i Komunës z.Burim Berisha dhe Drejtoresha e DKRS znj. Nurije Avdiu, me ç’rast iu ndanë edhe shpërblimet e fituesve:

  1. Albion Berisha, vendi i parë.
  2. Taulant Abazi, vendi i dytë.
  3. Albin Hoti, vendi i tretë, dhe
  4. Albulena Zogiani, vendi i katërt.

Në shoqërimin e fituesve ishte edhe kryetari i klubit të shahut “Fushë-Kosova” z. Vesel Selimi, njeherësh shahist i cili kryeson në listën e shahistëve më të mirë të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha, premtoi se do t’i përkrahë moralisht dhe financiarisht të gjithë të rinjtë të cilët merren me këtë lloj sporti, duke mos përjashtuar edhe sportistët tjerë.