Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Adea Berisha është nxënësja e 10,000-të në komunën e Fushë-Kosovës

2022/09/16 - 11:10

Fushë-Kosova ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm në 15 vitet e fundit. Është dyfishuar numri i banorëve, e si rrjedhoje edhe i nxënësve në komunën tonë.
Shkollat tona të qytetit mirëpresin krahëhapur nxënës të ri çdo ditë, e ata të gjithë gjejnë ngrohtësi e mirëpritje si askund tjetër në vend. Të njëjtën pritje pati edhe Adea, e cila me familjen e saj është zhvendosur nga Gjakova në Fushë-Kosovë tash e disa vite.
Derisa shumica e komunave po përballen me rënie të numrit të nxënësve në baza vjetore, komuna jonë në rritje e zhvillim, numëron rritje të vazhdueshme të numrit të tyre. Për këtë rritje qeverisja komunale është tejet e lumtur, dhe e gatshme të bëjë më të mirën për të ofruar kushte të mira për mësimnxënie, dhe duke mirëpritur të gjithë ata që zgjedhin që Fushë-Kosovën ta kthejnë në shtëpinë e tyre.