Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Aktivitete të shumta me rastin e 1 Qershorit “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve”

2016/06/02 - 1:22

Fushë Kosova sot ishte e vërshuar nga fëmijët dhe aktivitetet e tyre. Kudo vërehej atmosferë dhe hare e fëmijë të buzëqeshur, destinacioni i tyre Ishin kopshtet e fëmijëve, shkollat e sheshet. Të gjithë të veshur bukur e me rekuizita të ndryshme që simbolizonin këtë festë aq të dashur për ta.

Një aktivitet i veçanet ishte ekspozita e nxënësve të shkollës fillore “Selman Riza” të cilët kishin përgatit një ekspozitë me punime të shumta dhe të zgjedhura. Sipas arsimtarit Besim Zymberi, kjo ekspozitë është përgatitur nga vetë nxënësit dhe ata ishin shumë të kënaqur që Qendra e Kulturës në Fushë-Kosovë i ofroi hapësirat për ti ekspozua punimet e tyre deri me datë 12 qershor kur edhe shënohet dita e çlirimit të komunës së Fushë Kosovës.

Me rastin e 1 qershorit Kryetari i komunës z. Burim Berisha iu drejtua fëmijëve të komunës së Fushë- Kosovës me një mesazh ku ndër të tjera thuhet: 1 qershori është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në Kosovë, Shqipëri, dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme. Në fakt 1 qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm Kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim Kinezë të celebronin në festivalin e Anijes së Dragoit. Kjo gjë koinçidoi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën. Festa e 1 qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre. Këtë po e bëjmë edhe ne si komunë duke u mundua që kjo ditë sa më shumë t’i lumturon fëmijët dhe prindërit e tyre duke i shikuar vetëm me buzëqeshje sa më të ëmbla. Urime dhe Gëzuar 1 Qershori” thuhet në fund të mesazhit të kryetarit të komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha.