Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë znj. Krystyna Marty Lang, vizitoi kalanë e Harilaçit në Fushë-Kosovë

2015/10/06 - 12:36

Me datë 03.10.2015, Kalanë e Harilaçit e vizitoi ambasadorja e shtetit Zviceran në Kosovë, Krystyna  Marty Lang, e cila shoqërohej nga kryetari i komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, Drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës z.Enver Rexha  si dhe arkeologet të cilët po punojnë në këtë fushë z.Kemail Luci dhe prof.dr.Arben Hajdari. Ambasadorja pa nga afër punimet të cilat po zhvillohen në këtë kala.

Duke u informuar për të gjitha të dhënat e deritashme të kësaj kalaje, ajo pa nga afër ecurinë e punimeve duke thënë se: ‘sot po i shoh këto pamje mahnitëse të një Kalaje shumë të bukur dhe me një pamje fantastike. Përgëzoj Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport për kujdesin që po tregon ndaj trashëgimisë, sepse kjo është një pasuri e madhe për komunën tuaj dhe më gjerë’.