Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Zëri i Kosovës” kthehet nga Turqia

2015/09/23 - 12:40

Është kthyer nga Bursa e Turqisë  AKV  “Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosova, i cili me prezantime të shkëlqyera të vlerave dhe traditave kulturore shqiptare mahniti mijëra qytetarë, në veçanti shqiptarët e Bursës.

Me kostumografi të shumëllojshme, valle të zgjedhura dhe me një angazhim të të gjithë valltarëve, ky ansambël la një përshtypje tepër të veçantë për dallim nga grupet tjera pjesëmarrëse.

Vizitat e shumta nëpër lokalitete dhe qendra të kulturës, si dhe takime me shqiptarët e Bursës, e në veçanti ato me kryetarin e Bursës  Recep ALTEPE, i cili me rastin e ditës së çlirimit të Bursës organizoi pritje të veçantë për të gjitha grupet pjesëmarrëse, ishin vetëm disa nga aktivitetet e shumta që zhvilloi Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Zëri i Kosovës”, i cili u kthye me mirënjohje, çmime dhe dhurata.

Mbështetja dhe ndihma që po e ofron Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport për Ansamblin “Zëri i Kosovës” po kurorëzohet me suksese të jashtëzakonshme, kudo që po paraqitet ky ansambël.