Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Ansambli “Zëri i Kosovës” është kthyer nga “Festivali Internacional D’Olcinium 2015”

2015/10/13 - 12:22

Nga data 08-11/10.2015 në qytetin e Ulqinit është mbajtur “Festivali Internacional D’Olcinium 2015”.

Ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosova u kthye nga ULQINI me MIRËNJOHJE dhe dhurata të shumta nga ky Festival. Me një performancë të shkëlqyeshme, para 17 shteteve të Ballkanit dhe Evropës, ansambli ynë ishte ndër më të dalluarit për këngët, vallet me motive të ndryshme nga krahinat shqiptare, si dhe kostumografinë e zgjedhur që u prezantua në këtë festival.

Publikun ulqinak e befasoi këndshëm Ansambli “Zëri i Kosovës”,  i cili me të përfunduar kohën që kishte për prezantim u brohorit gjatë dhe duartrokitjet e tyre ishin të shumta.