Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Asfaltimi i rrugëve dhe mbushja e gropave

2014/10/22 - 12:28

Ka filluar së implementuari Projekti “Asfaltimi i rrugëve dhe mbushja e gropave në disa rrugë të Komunës së Fushë-Kosovës”.

Punët që do të realizohen në këtë Projekt janë:

Shënimi i trasesë dhe gërmimi i dheut;

Rrafshimi dhe nivelizimi i nënbazës;

Punimi i shtresës së tamponit me material guror;

Mbushja e gropave dhe ngritja e pusetave;

Punimi i shtresës së asfalt-betonit, etj.