Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Atletët e Komunës sonë marrin çmime në garat e Kotorit

2015/09/23 - 12:43

Klubi i Atletikës në Fushë-Kosovë, në garat e fundit mbarëkombëtare në Kotor, fitoi 3 vendet e para në disiplina të ndryshme. Sukseset e këtij klubi nuk kanë munguar as në Kampionatin e Shqipërisë, të mbajtur në Tiranë, ku atletët tanë fituan dy vendet e para dhe një vend të tretë në disiplina të ndryshme. Rezultate të ngjashme ka edhe në Kosovë, në gara të ndryshme.

Fushë-Kosova është e njohur në atletikë, duke mos munguar rezultatet deri më tash, shpresojmë në rezultate të mira edhe në vitet e ardhshme! Për të arritur rezultate të mira Komuna vazhdon t’i mbështes, me aq mundësi sa ka.

Ndër garuesit e shumtë që patën suksese, 2 garuesit kryesorë të klubit që fituan çmime në këto gara janë: Emin Graiçevci dhe Kushtrim Kelmendi, ndërsa meritat për një punë të shkëlqyer, të këtyre atletëve, u takojnë padyshim trajnerëve Faik Sulejmani dhe Mehmet Berisha.