2023/02/13 - 9:53
Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunimin me ZBGJ në Komunën e Fushë Kosovës, organizoi prezantim për kornizën ligjore për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave. Është prezantuar Ligji për Barazi Gjinore dhe Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, janë prezantuar obligimet e Komunës për funksionalizimin e mekanizmit komunal për parandalimin dhe trajnimin e dhunës ndaj grave.
Në takim morën pjesë zyrtar nga komuna, policia, përfaqësues të zyrës për punë sociale, personeli shëndetësor etj.