Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Debat i organizuar në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë

2015/05/22 - 8:25

Me ftesë të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Mihal Grameno” është organizuar debat me Gjyqtarët e Gjykatës Themelore, Prishtinë, me  nxënësit e kësaj shkolle, me temë: ‘Pushteti Gjyqësor’. Gjyqtarët e Gjykatës Themelore u sqaruan nxënësve funksionimin e juridiksionit të gjykatave në Republikën e Kosovës, rregullat si dhe rolin dhe detyrat që dalin nga Ligji për Gjykata.

Nxënësit kishin interesim për strukturën organizative dhe sistemin e gjykatave të Republikës së Kosovës, me ç’rast morën shpjegime se përbëhet nga: Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit, Gjykata Supreme. Po ashtu, nxënësit kishin interesim edhe për vendimet e Gjykatës për të Mitur si dhe vendimet për krimet e lehta, krimet, krimet serioze si dhe krimet e rënda, dhe se vendimet e gjykatës janë të detyrueshme për të gjithë personat fizikë dhe juridikë. Me shpjegimin që morën të gjithë u ndanë të kënaqur. Debati është udhëhequr nga Bahri Bislimi – Profesor i Sociologjisë, më datë 20.05.2015, në ambientet e shkollës.