Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Debat i organizuar në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë

2015/05/07 - 12:15

Me ftesë të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Mihal Grameno” është organizuar debat me zyrtarët e komunës së Fushë-Kosovës dhe nxënësit e kësaj shkolle, me temë: ‘Vetëqeverisja Lokale për Komunën e Fushë-Kosovës’. Zyrtarët e Komunës iu sqaruan nxënësve funksionimin e ligjeve dhe rregullave si dhe rolin dhe detyrat që dalin nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale. Po ashtu nxënësit kishin interesim për shërbimet rreth komunës dhe infrastrukturës, mjedisit hapësinor, parqet, rregullimin dhe pajisjet me mjete informatike në kabinete të shkollës, ku të gjithë u ndanë të kënaqur. Debati është udhëhequr nga Bahri Bislimi – Profesor i Sociologjisë, më datë 06.05.2015, në ambientet e shkollës.