Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Deputeti egjiptas merr mbështetje nga Kryetari i Komunës

2017/02/03 - 10:07

Sot, në një takim pune, në zyrën e Kryetarit të Komunës, z. Burim Berisha, ishte Kryetari i Partisë Liberale Egjiptase të Kosovës, njëherësh edhe deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, z.Veton Berisha.

Në takim u diskutua për gjendjen aktuale të komunitetit egjiptas. Kryetari Berisha ofroi mbështetje të mëtutjeshme në projektet në vazhdim midis komunës dhe këtij komuniteti.