Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Digjitalizimi i shkollave në Komunën e Fushë-Kosovës

2024/01/26 - 2:54

Nga paslufta, Komuna e Fushë-Kosovës ndër prioritetet kryesore ka pasur arsimin, edukimin dhe ngritjen e kapaciteteve shkollore dhe të cilësisë së arsimit.

Janë ndërtuar objekte të reja dhe moderne me parakushte për mësim cilësor dhe kualitativ edhe pse numri i nxënësve është rritur si në asnjë komunë tjetër të Kosovës. 📚

Në vitin 2023 Komuna ka investuar shumë në digjitalizimin dhe modernizimin e kapaciteteve për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Secila shkollë në komunën e Fushë-Kosovës, qoftë fillore apo e mesme, është pajisur me llaptop dhe projektor modern dhe njëkohësisht edhe me internet funksional.

Edhe këtë vit do të vazhdohet me investime tjera në modernizim dhe digjitalizim.

Investimet në shkolla dhe arsim cilësor për fëmijët tanë janë investimet më të mira dhe më të lira për një të ardhme të barabartë me shtetet më të përparuara.

Investimi sot, rezultate kulmore nesër.

Shkolla për të gjithë, në shërbim të së ardhmes.

Ne mendojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë, e nesërmja shkruhet sot.