Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Donacion nga OSBE-ja dhe Komuna për Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Mihal Grameno”

2021/03/30 - 1:15

Përfaqësues nga  OSBE-ja, të prirë nga z.Erduan Xhigoli,  në kuadër të përkrahjes së Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KLSP) të Fushë-Kosovës që përbëhet prej 13 anëtarëve, me kryetar z.Ismet Bajqinca, kanë dhuruar 8 projektorë, 4 mbajtës statik, dhe 8 kabllo HDMI për Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Mihal Grameno”. Pjesë e këtij projekti me participim ishte edhe Kuvendi Komunal që ka siguruar 4 projektorë dhe 5 mbajtës statik.

Nxënësit e shkollës, mësimdhënësit dhe i gjithë stafi i shkollës falënderojnë OSBE-në dhe Kuvendin Komunal për pajisjen e shkollës sonë me projektor, përmes të cilëve do të lehtësohet mësimdhënia dhe mësimnxënia.