Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Drejtoria e Bujqësisë ndau koshere bletësh për 45 fermerë

2015/08/13 - 1:43

Gjatë shpërndarjes së koshereve i pranishëm ishte edhe Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Mehmet Gërguri, i cili theksoi se është e rëndësishme që sa më shumë fermerë të merren me prodhimin e mjaltit. Ndër të tjera, Drejtori i Bujqësisë tha se zhvillimi i bujqësisë është ndër prioritetet kryesore të qeverisjes lokale, andaj edhe në të ardhmen fermerët e komunës së Fushë-Kosovës do të gjejnë përkrahje në projekte të tilla të ngjashme. Kurse, fermerët u shprehën të kënaqur me përfitimin e koshereve të bletëve. Krenar Dumani, bletar, tha ‘se kjo është një ndihmesë e madhe për ne sepse mund ta rrisim numrin e bletëve dhe me këtë edhe prodhimin e mjaltit’.